16.5 C
Tirana
22 / 10 / 2025

Komisioni për ‘Zgjedhoren’ / Arrihet marrëveshja, PS dhe PD lirojnë nga një vend për Doshin dhe Shehajn

Opozita dhe mazhoranca kanë arritur një dakordësi për përbërjen e komisionit që do të udhëheqë reformën zgjedhore, një marrëveshje që synon të kënaqë palët kryesore politike, por edhe të garantojë përfaqësim për partitë e vogla.

Raportohet se sipas ujdisë së arritur, Partia Socialiste do të mbajë shtatë vende nga tetë që i takojnë shumicës, ndërsa një karrige do t’i lihet në dispozicion Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.

Nga ana tjetër, opozita ka rënë dakord të ndajë vendet e saj si më poshtë: pesë për Partinë Demokratike, një për Partinë Republikane, një për Partinë e Lirisë. Si edhe një vend për deputetin Agron Shehaj.

Sipas marrëveshjes, Komisioni do të ketë formulën 8+8 dhe do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë me të drejtë vetoje. Krijimi i tij pritet të formalizohet në seancën plenare të 30 tetorit.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x