Kryetari ri i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi ka komentuar në Euronews Now, emërimet e reja nga kryeministri Rama në kongresin e PS.
Ish-ministri i Mbrojtjes, u shpreh se nuk ishte në dijeni të faktit që kreu i vendit do bënte ndryshime në kabinetin qeveritar, për të cilatsipas tij askush nuk duhej të befasohej.
“Largimin nga kabineti nuk e kisha si informacion, por më duket si çudi që komentohet si surprizë, sepse kjo është politika. Leximi i mimikave të fytyrave më duket një lojë. Do ishte budallallëk që një ministër të mendojë se do jetë i përjetshëm në një post. Nuk besoj se duhen lexuar si një befasi,” tha ish-ministri.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Gruas së Bashar al-Assad i japin shanset 50/50 për t’i mbijetuar leuçemisë! Ajo kërkon me ngulm të largohet… - 26/12/2024
- VIDEO / Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike?! Flet Spartak Ngjela - 26/12/2024
- “Në Borje, aty jeton një plakë treqind vjeçare që rrëfen kronikën dhe kujtesën e të gjitha kohërave…” - 26/12/2024