Kina ka akuzuar Donald Trump se “po i hedh benzinë zjarrit”, duke iu referuar konfliktit midis Iranit dhe Izraelit. Ky reagim vjen pasi Trump paralajmëroi banorët e Teheranit që të “evakuohen menjëherë”, pas sulmeve ajrore izraelite ndaj objektivave iraniane.
Izraeli nisi një ofensivë të papritur javën e kaluar, duke deklaruar se synon të pengojë Iranin nga sigurimi i armëve bërthamore, një pretendim që Teherani e mohon. Përshkallëzimi i papritur ka ngjallur frikën për një konflikt më të gjerë, ndërsa Trump i bën thirrje Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave, pas ndërprerjes së bisedimeve për marrëveshjen bërthamore.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Guo Jiakun, komentoi deklaratat e Trump, duke theksuar se “nxitja e tensioneve, kërcënimet dhe presioni nuk do të ndihmojnë në uljen e situatës, por vetëm do ta përkeqësojnë atë”. Kina i ka bërë thirrje palëve të përfshira, veçanërisht vendeve me ndikim mbi Izraelin, që të ndërmarrin masa për të ulur tensionet dhe për të shmangur përhapjen e konfliktit.
Ndërkohë, Ambasada e Kinës në Izrael ka këshilluar qytetarët kinezë që të largohen nga vendi sa më shpejt, duke rekomanduar kalimin drejt Jordanisë. Në deklaratën e saj, ambasada paralajmëron se konfliktet kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe rritje të viktimave civile.
- Xi Jinping reagon për konfliktin Izrael-Iran: Kina e gatshme të punojë për paqen - 17/06/2025
- Pas goditjeve ushtarake, Irani pëson sulm kibernetik në bankën shtetërore, Izraeli merr përgjegjësinë - 17/06/2025
- Tragjedia ajrore në Indi, hetuesit: Dy motorët e avionit dolën jashtë funksionit menjëherë pas ngritjes - 17/06/2025