Me simbole dhe mesazhe është organizuar protesta e opozitës ditën e sotme.
Sikurse edhe herën e kaluar një gomone është përdorur për të treguar largimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.
Ndërkaq, nga selia e PD-së janë parë të dalin edhe vajza të veshura me të zeza, si në zi.
“Kortezhi i dhimbjes shqiptare”, ka kënduar edhe një këngë vaji në tekstin e të cilës ndër të tjera thuhej: “Ai që i vrau shpresën shqiptarëve….”.
Mes grupit të ‘artisteve’ me të zeza spikaste kandidatja e primareve, Adriana Kalaja.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)