9.5 C
Tirana
18 / 03 / 2026

Kapet drogë në burgun e Drenovës

Të enjten, efektivët e policisë kanë gjetur rrogë në burgun e Drenovës në Korçë.

Gjatë kontrolleve, një të dënuari i janë gjetur 6 doza të dyshuara cannabis.

Sipas informacioneve të siguruara, dozat i janë gjetur të dënuarit Kristaq Izet brenda qelisë ku vuan dënimin për veprën penale “vjedhje”.

Policia e burgut ka arritur ta gjejë këtë sasi në gojë, gjatë përpjekjes së të dënuarit për ta fshehur.

Kanë filluar hetimet nga SHKB e burgjeve për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe se si kjo sasi u gjet brenda këtij institucioni.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x