9.5 C
Tirana
18 / 03 / 2026

Kapet arsenal armësh në portin e Durrësit

Kapet në portin e Durrësit një person me arsenal armësh në makinë.

Poseduesi i armëve ishte duke hyrë në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit.

Kontrolli është bërë nga policia kufitare, gjatë të cilit rezultoi se në automjet ishin fshehur një snajper, një shotgan dhe një pistoletë.

Në pranga ka rënë Selman Lajçi, shtetas kosovar, i cili ka mbërritur me tragetin e linjës Ankona-Durrës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x