Vasil Shabani, 47 vjeç, është vënë në pranga nga policia në Pukë. Ai është dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më 10 Janar 2023 me 8 muaj burgim, për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Shabani u kap disa javë para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 në Pukë, ku po qarkullonte me të dhënat e 27 qytetarëve dhe fleta të ngjashme si ajo e votimit me vete.
Atij iu gjetën gjithashtu edhe 500 mijë Lekë të rinj që dyshohet se do i shpërndaheshin votuesve.
Njoftimi i policisë
Në Pukë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Vasil Shabani, 47 vjeç, banues në fshatin Buzhalë, Pukë. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, me Vendim Penal datë 10.01.2023, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim, për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025