12.5 C
Tirana
07 / 04 / 2026

“Isha për një punë, s’kam asgjë për të thënë”/ Fjalët e Silva Binos pas dëshmisë në SPAK

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino, është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se ajo ka qëndruar në ambientet e SPAK për rreth një orë.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ajo ka thënë për mediat vetëm: “Isha për një punë, s’kam asgjë për të thënë”

Kujtojmë se mjekja e njohur ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në Ministrinë e Shëndetësisë. Së fundmi, në këtë ministri ka pasur edhe dy arrestime.

Në pranga për abuzimet me një tender, ka rënë sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe specialistja Luara Shteto.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x