14.5 C
Tirana
26 / 12 / 2024

Ironizon Lesi: Rama i frikësuar ia mbathi për në Paris, nuk ia mban të kthehet nga Berisha dhe njerëzit e tij

Nikoll Lesi ka ironizuar Sali Berishën dhe PD-në, që nga një anë flasin për revolucion, dhe nga ana tjetër bëjnë pazar me Edi Ramën për listat e deputetëve.

“Opozita po forcohet, mori vulën dhe mbajti selinë blu. Mori edhe lekët nga Lulzim Basha. Tani po miratojnë edhe Kodin Zgjedhor siç synon Rama.

Ndërkohë po sulmojnë qeverinë dhe sidomos Erion Veliajn. Dje kishte shumë protestues para zyrës së kryebashkiakut të Tiranës, diku te 50 veta. Te rrugica e Saliut është shtuar numri, po shkon te 150 veta.

Nga ana tjetër kryeministri Rama i frikësuar ia mbathi për në Paris te Lojerat Olimpike.  Mendohet se mund të vijë sonte, por nën masa sigurie të forta se ka frikë nga Berisha dhe njerëzit e tij që mund t’i dalin në Rinas.

Berisha nga dritarja ku jep deklarata, po bën gati protestat e mëdha për qeveri teknike. Por qeveri teknike nuk do të kemi!

Sali Berisha foli mbrëmë me nota patriotike dhe sulmuese ndaj kryeministrit dhe kryebashkiakut. Sot deputetët e PD do të votojnë marrëveshjen e fshehtë Rama-Berisha”, shkruan ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x