15.5 C
Tirana
24 / 02 / 2026

Iran, protestuesit i vënë zjarrin shtëpisë së Ajatollah Khomeini

Protestuesit në Iran i kanë vënë zjarrin shtëpisë stërgjyshore të themeluesit të Republikës Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini.

Imazhet e postuara në mediat sociale tregojnë një pjesë të strukturës në qytetin Khomein duke u djegur.

Agjencitë e lajmeve kanë verifikuar vendndodhjen e videove, por autoritetet rajonale mohuan se kishte pasur një sulm me zjarrvënie.

Ayatollah Khomeini thuhet se ka lindur në këtë shtëpi, e cila tani është një muze që përkujton jetën e tij.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x