16.5 C
Tirana
16 / 09 / 2024

Inxhinieri: E vërteta e akuzave të Blendi Fevziut, për 100 të vrarë në Porto Palermo!

Inxhinieri Qemal Zyfi ka folur në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV, për të treguar të vërtetën e 100 të vrarëve në Porto Palermo. Inxhinier Zyfi thotë se në këtë tunel nuk u vranë 100 vetë siç tha para pak kohësh gazetari Blendi Fevziu, por 3 persona, dy ushtarakë dhe një civil. U plagosën disa të tjerë dhe mes të aksidentuarve ishte edhe vetë zoti Zyfi.

“Dokumentari i Blendi Fevziut që në tunel u vranë 100 vetë po nuk u raportuan nuk është i saktë. Duhet theksuar që sigurimi teknik kërkohej përherë.

Praktika e hapjes së tuneleve si në hidrocentrale, në hekurudhë ka qenë pothuaj e njëjte, punohej rregullorja e sigurisë. Unë vij sot në Shqip që të them që jam një nga ata që u aksidentua në tunel. Deklaroj me përgjegjësi që në atë tunel u vranë tre vetë, aksidentalisht në punë.

Dy ishin ushtarë dhe njëri ishte civil. Sepse atje nuk punonin veç ushtarë, por edhe civilë muratorë, karpentierë, xhenerikë, motoristë, topografë nga fshatrat përreth. Ka pasur edhe të plagosur, mes të cilëve jam dhe unë.

Unë pata një aksident të rëndë, qëndrova i mbuluar 4 orë, pastaj më nxorën dhe u shtrova në spitale. Nuk mund ta shtojmë artificialisht këtë numër sepse krijohet një imazh i gabuar. Nuk është e vërtetë që ky objekt është i dështuar dhe që nuk është vënë asnjë herë në funksion. Realizimi i këtij objekti shtetit shqiptar i ka kushtuar shumë por asnjë vend në Ballkan nuk kishte një tunel të ngjashëm.

Ky ishte model ishte i një objekti që ishte afër Sevastopol-it në Rusi, dhe një tjetër në Itali. Kaq objekte si Porto Palermo ishin në tërësi. Të ndërtosh një tunel në ujë në këto dimensione është e jashtëzakonshme”, tregon inxhinier Qemal Zyfi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x