8.5 C
Tirana
22 / 01 / 2026

Incident me të atin e Haaland, u shoqërua jashtë zonës VIP pas konfliktit me tifozët e Realit

Babai i Erling Haaland, Alf-Inge, u shoqërua nga punonjësit e sigurisë në stadiumin “Bernabeu”, pasi u përplas me tifozët e Real Madridit.

Norvegjezi, 50 vjeç, ishte i pranishëm për të parë djalin e tij në fushë në takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampioneve që City pati kundër “Los Blankos”.

Alf-Inge-s, ish-lojtari i City, Nottingham Forest dhe Leeds, iu kërkua që të largohej nga zona VIP pasi u konfliktua me fansat.

Sipas punonjësve të sigurisë, gjestet e tij ishin provokuese, ndërsa madrilenët iu përgjigjën me kore.

Sipas mediave spanjolle, 50-vjeçari kishte hedhur kikirikë ndaj tifozëve të Real Madridit në fillim të pjesës së dytë.

Gjatë kohës kur Alf-Inge aktivizohej te Manchester City, ai pësoi një dëmtim të rëndë në gju kur luante në derbi kundër United dhe u detyrua që të largohej nga futbolli.

Në Prill 2001, kapiteni i “Djajve të kuq”, Roy Keane gjatë një përplasjeje kundër Haaland, e hodhi atë në tokë duke i shkatuar  dëmtim serioz.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x