Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama ka nisur bisedimet për të gjetur një kryetar provizor të Bashkisë së Himarës. Sipas kësaj gazete i përzgjedhur është ish-deputeti Vangjel Tavo. Madje “Kathimerini” guxon edhe më tej teksa jep “detaje” nga një takim mes Ramës dhe Tavos.
Sipas “Kathimerini-t”, në prag të Krishtlindjes, ish-ministri dhe ish-deputeti i Dropullit për shumë vite, Vangjel Tavo, mori një telefonatë nga Edi Rama, i cili i kërkoi të takoheshin për “një kafe” në Tiranë.
Mirëpo ky lajm që buron nga Athina duket se është komplet i rremë.
Vetë Vangjel Tavo ka thyer sot heshtjen duke u shprehur se në lajmin e Kathimerinit nuk ka asgjë të vërtetë.
“Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet greke. Unë s’kam asnjë dëshirë që të angazhohem më në politikë” – ka thënë sot Tavo për News24.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026