11.5 C
Tirana
10 / 02 / 2026

Hapet gara për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, Veliaj: Do të ndërtohet për 60 ditë në truallin ekzistues

Është hapur sot gara për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar.

Gjatë aktivitetit të organizuar nga Bashkia e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Teatri do ndërtohet aty ku është por 3 herë më i madh dhe gara do të zgjasë për 60 ditë.

“Deklaroj të hapur sot garën për Teatrin e ri Kombëtar, aty ku ishte, por 3 herë më i madh seç ishte dhe më komod. Kush është serioz dhe s’do ta përdorë historinë për të bërë histeri, duhet ta shohë të vërtetën ashtu siç është.

Detyra jonë është të bëjmë një teatër ku të vijnë socialistë e demokratë, të moshuar e të rinj, tironsave dhe jabanxhinjve. Nëse disave i pëlqen, s’ka problem. S’jemi konkurs për mis bukurie. Do të zgjasë gara për 60 ditë derisa të shpallim fituesin. Do marrë territorin e vet”, tha Veliaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x