10.5 C
Tirana
24 / 02 / 2026

Guvernatorja e Tokios: Vishni xhup me golf si Macron për të ulur konsumin e energjisë!

Guevernatorja e Tokios, Yuriko Koike iu ka kërkuar banorëve të qytetit që të veshin xhupa me golf këtë dimër për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike. Yuriko Koike tha se xhupi me golf mund të ndihmojë në reduktimin e faturave në rritje të energjisë. Zyrtarëve po ashtu, do t’u kërkohet që të veshin xhupa me golf, për të dhënë shembull tek qytetarët.

Guvernatorja Koike tha se njerëzit duhet të frymëzohen nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili dihet se i pëlqen xhupa me golf, kur u pyet nëse golfi është i përshtatshëm për vendin e punës.

“Edhe në Evropë, presidenti Macron i Francës po merr drejtimin në veshjen e tyre,” tha ajo duke shtuar se ky lloj xhupi është vërtetë i ngrohtë.

Është e paqartë nëse Macron ka veshur një xhup me golf për shkak të krizës së energjisë apo si pjesë e stilit të tij të të veshurit. Në vitin 2019, Vanity Fair publikoi një artikull me titull “Çfarë po përpiqet të thotë xhupi me golf i Emmanuel Macron?”.

Megjithatë, Koike e shpalli  xhupin me golf “një nga mjetet për të kapërcyer krizën energjetike të dimrit”.

Ndërkohë, Kryeministri japonez ka vendosur udhëzime se si të reduktohet përdorimi i energjisë këtë dimër mes çmimeve në rritje të energjisë elektrike. Zyrtarët në takime janë parë të veshur me rroba të ngrohta.

Në fillim të këtij muaji, qeveria japoneze u kërkoi qytetarëve të fikin dritat e panevojshme, të veshin veshje të ngrohta brenda shtëpisë dhe të ulnin temperaturën e ngrohjes midis 1 Dhjetorit dhe 31 Marsit./

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x