Në selinë blu u mbajtën pasditen e së hënës dy mbledhje paralele. Në njërin krah, kryedemokrati Sali Berisha ishte mbledhur me drejtuesit politikë të qarqeve dhe në krahun tjetër ishin mbledhur Enkelejd Alibeaj dhe ajo pjesë e PD-së që është në mbështetje të tij.
Përpara mbledhjes me Sali Berishën, disa prej drejtuesve Politikë të qarqeve janë shprehur optimistë për mediat se me “koherencë dhe përpjekje” mund të arrihet bashkimi.
Megjithatë, ABC raporton se ky optimizëm nuk ka qenë aq prezent në grupimin Alibeaj.