9.5 C
Tirana
11 / 02 / 2026

Gjigandi italian RAI rikthehet në Shqipëri: Ja kur do të nënshkruhet marrëveshja

Radio Televizioni Italian (RAI) do të rikthehet në Shqipëri, ku do të transmetohen  në të gjithë territorin kombëtar, 24 programe, seri televizive, dokumentarëve dhe filmave RAI.

Marrëveshja do të nënshkruhet më 10 tetor, ku do të vijnë një përfaqësi e Rai-t në Tiranë dhe do të bëjë të mundur hedhjen e hapit të parë drejt zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënies, tashmë të konsoliduar, me televizionin publik shqiptar.

Njoftimi i plotë:

Një përfaqësi e Rai-t do të zhvillojë, më datë 10 tetor, një vizitë në Tiranë gjatë së cilës do të nënshkruajë një marrëveshje historike mbi transmetimin, në të gjithë territorin kombëtar, të 24 programeve, serive televizive, dokumentarëve e filmave RAI.

Marrëveshja, e arritur falë Ambasadës së Italisë në Tiranë dhe mbështetjes së sipërmarrjeve e institucioneve italiane në Shqipëri, do të bëjë të mundur hedhjen e hapit të parë drejt zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënies, tashmë të konsoliduar, me televizionin publik shqiptar. Marrëdhënie kjo që forcën e saj e gjen tek roli i jashtëzakonshëm që RAI ka luajtur gjithmonë në Shqipëri.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x