31.5 C
Tirana
08 / 07 / 2025

“Është i armatosur dhe me shenja depresioni”, Vocaj: Apel qytetarëve për autorin

Kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një prononcim për gazetarët dha detaje për autorin e dyshuar të plagosjes së efektivit Edlir Alleshi, pasditen e sotme në Tiranë.

Ai tha se Klerent Bozhanaj, 42-vjeç është i armatosur dhe ka shenja të theksuara depresioni ndërsa shtoi se policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për ata që do të ndihmojnë në kapjen e autorit.

“Ai ka një dëmtim me armë zjarri. Shërbimet e policisë të drejtorisë së Tiranës, forcat speciale Renea dhe të gjithë forcat e policisë së republikës janë mobilizuar për kapjen e autorit, i cili quhet Klerent Bozhanaj 42 vjeç. Theksojmë se është i armatosur dhe ka shenja të theksuara të depresionit. Policia ve në dispozicion 20 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që mund të çojë në kapjen e autorit”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x