10.5 C
Tirana
22 / 01 / 2026

Ekipet italiane në tre finalet më të rëndësishme të futbollit europian

Sezoni 2022-2023 për futbollin europian në njëfarë mënyrë ka qenë surprizë përsa i përket ekipeve finaliste. Ka një skuadër italiane në çdo finale të Kupave të Europës.

Inter – Champions League

Roma – Europa League

Fiorentina – Conference League

Cilësohet si element surprizë ky fakt sepse ka disa vite që ekipet italiane vuajnë të jenë në një finale europiane për shumë arsye si investimet e pakta nga pronarët e skuadrave në raport me skuadra nga kampionate të tjera.

Hera e fundit që ka ndodhur që tre ekipe italiane të jenë në të gjitha finalet europiane ka qenë në epokën e artë të Italisë në vitet 1980 dhe 1990. Kështu, në sezonin 1993-1994, ishte Milani në Kupën e Kampionëve, Interi në Kupën UEFA dhe Parma në Kupën e Kupave. Dy skuadrat e Milanos ngritën trofetë, vetëm verdheblutë u mposhtën.

Milan fitues i Champions League 1993-1994
Inter fitues i Kupës UEFA 1993-1994

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x