26.5 C
Tirana
31 / 05 / 2025

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, tha se është e rëndësishme ndjekja e rekomandimeve të qeverisë për lutën ndaj kriminalitetit, prezantimin e të cilave e bëri sot ministri Ulsi Manja.

Një nga pikat kryesore që pritet të ndjekin prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm është plotësimi i tyre me organikën e duhur. Çela bëri me dije se sot ka një mungesë 35% në organikë dhe e bën të vështirë ndjekjen e rekomandimeve.

“I rëndësishëm për ndjekjen e rekomandimeve do të jetë sidomos për Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm plotësimi i organikave. Ngritja e seksioneve të posaçme dhe njësive të specializuara kërkon njerëz pasi ende ne kemi 35% të mungesave në organikë, le të themi kjo relativizon shumë mundësinë e ndjekjeve të rekomandimeve”, tha Çela.

Së dyti, Çela kërkoi sigurimin e kushteve të punës për prokurorët.

“E dyta që doja ta ngrija zoti ministër është një çështje që ka të bëjë me infrastrukturën, sidomos me prokurorinë Tiranë dhe me gjykatën e këtij rrethi, është çështje urgjente. Shpresoj në vijimin e përpjekjeve për një zgjidhje, pasi cilësia në ndjekjen e hetimeve lidhet edhe me sigurimin e kushteve të punës”, tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x