Duhej të ishte ndeshja e festës por ndoshta do të jetë sfida më e rëndë e historisë së Borussia Dortmund në historinë e Bundesliga-s.
“Grerëzat” duhej të fitonin një ndeshje të lehtë në letër ndaj Mainz në “Signal Iduna Park” por pas 45 minutave të para humbën një penallti dhe pësuan dy gola e më pas nuk patën kohën e duhur për të rikuperuar duke barazuar 2-2.
Tragjedi e vërtetë në Vestfali ku skuadra e Edin Terzic i fal vendin e parë Bayern Munchen që fiton kështu tiotullin e 11 rresht pas triumfoi 2-1 në transfertën e Koln me golin e Musialas në minutën e 88, duke u ngjitur në vendin e parë për ta mbyllur kampionatin me 71 pikë, po aq sa verdhezinjtë por me avantazhin e suksesit në ndeshjet direkte.
Dy javë më parë ishin bavarezët që lejuan ngjitjen e Dortmundit në vendin e parë pasi u mundën në shtëpi 3-1 nga Leipzig por Borussia bën “vetëvrasje” duke regjistruar një nga humbjet më të rënda të historisë në Gjermani. Ky është titulli i 11 , i 33-ti në histori për Bayern Munchen dhe i pari për Thomas Tuchel në drejtimin e skuadrës bavareze ku u ul disa muaj më parë.
- Mesha e lamtumirës për kryepeshkopin Anastas, Mitsotakis: Urë miqësie mes dy popujve, përulemi para madhështisë së personalitetit të tij! - 30/01/2025
- Edi Rama: Anastasi erdhi mes nesh si një prift nga Greqia dhe u nda nga ne, si Anastasi i Shqipërisë (fjala e plotë) - 30/01/2025
- LIVE nga Katedralja “Ngjallja e Krishtit”! Qindra besimtarë e personalitete përcjellin Kryepeshkopin Anastas - 30/01/2025