7.5 C
Tirana
24 / 01 / 2026

Devolli-Pogradeci, ndeshja e javës/ Dy skuadra të juglindjes në kërkim të Kategorisë së Parë

Pas fitores së një jave më parë në transfertë me Memaliajn ekipi i Devollit, ndeshjen e rradhës e luan në shtëpi me ekipin e Pogradecit.

Ndeshje që sipas administratorit Ermir Lukra, do të jetë si të gjitha takimet e tjera të këtij sezoni. Madje administratori i ekipit të Devollit tha se me lojtarët që kemi në përbërje të skuadrës asgjë nuk është e vështirë për të shkuar tek fitorja edhe përballë liqenorëve, skuadër që së bashku me Elbasanin, kryesojnë grupin e jugut në kategorinë e dytë.

Me ndeshjen e kësaj jave rikthehet Agolli, i cili në transfertën me Memaliajn, ka munguar për arsye kartonash.

Nga ana tjetër trajneri i skuadrës Pogradecare Samuel Nikaj, tha se për ekipin e tij në këtë fazë ku është kampionati, nuk ka rrugë tjetër përveç fitores.

E dimë se takimi me Devollin do të jetë i vështirë ka vijuar Nikaj, por ndeshjet me Devollin së pari e më vonë me Elbasanin, kanë brenda të gjithë sezonin. Ndaj dhe për këtë nuk mendoj rezultat tjetër përveç fitores edhe në kushte kur takimi luhet me një skuadër që ka të njëjtat kërkesa si ne, ka përfunduar kryepanika e skuadrës pogradecare Samuel Nikaj.

Në këtë përballje të dyja skuadrat e nisin nga minuta e parë me lojtarët më të mirë, çka do të thotë se ndeshja e së dielës do të jetë një prej takimeve më interesante të këtij sezoni. Në fazën e parë kanë fituar liqenorët, ndërkohë që ndeshja në shtëpi e bilishtarëve mbetet për tu parë.

Një fitore e Devollit e fut këtë skuadër në rrugën e duhur për të kërkuar kalimin direkt në kategorinë e parë, ndërsa fitorja e pogradecarëve stakon nga njëra anë Devollin, e nga ana tjetër hap rrugën e skuadrës së Nikajt për tu rikthyer edhe njëherë tjetër në kategorinë e parë.

Ndeshja luhet pa tifozë për shkak të dënimit dhënë për Devollin nga ana e komisionit të disiplinës pas ndeshjes me Labërinë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x