Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe njëkohësisht nënkryetare e Kuvendit u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se gjatë një seancë plenare gjithë shqetësimi lidhet me respektimin e rregullores.
Ajo nuk dha një emër se cili është deputeti më i vështirë për t’u menaxhuar, por nënvizoi se ndonjëherë haset me vështirësi edhe me kolegët e partisë së saj gjatë seancës.
“Gjithë shqetësimi i menaxhimit të një seance plenare lidhet me respektimin e rregullores dhe njohjen e të drejtave të gjithësecilit deputet qoftë ai maxhoranës apo opozitës. Është e vështirë edhe me kolegët e partisë tënde në fakt, që të kesh mirëkuptim për zbatimin e rregullave. Duhet të mundësojmë një seancë serioze për të gjithë ata që na ndjekin”, u shpreh ajo.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026