Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë është i një rëndësie të veçantë pasi për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe mbahet në Shqipëri ku do të mblidhen liderët e shteteve anëtare të BE-së, përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ndërkohë kujtojmë se punimet e samitit do të zhvillohen në godinën e rikonstruktuar të Piramidës.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026