5.5 C
Tirana
22 / 01 / 2026

Champions/ Gati sprinti final, ja formacionet që kanë zgjedhur trajnerët për sfidën Manchester City-Inter

Manchester City dhe Interi kanë mbërritur në fazën e fundit të Champions-it, me të dyja skuadrat që kërkojnë të ngrenë trofeun në stadiumin “Atatürk Olympic” të Stambollit.

“Qytetarët” e Pep Guardiolës duan ta kurorëzojnë këtë sezon fantastik me trofeun më të rëndësishëm për klube, duke kompletuar kështu dhe “Tripletën”.

Nga ana tjetër, zikaltërit e Inzaghit kërkojnë të thyejnë çdo parashikim dhe të ngrenë trofeun numër 4 të Champions-it në historinë e tyre.

Duket se për Cityn nuk ia ka dalë dot Kyle Walker, i cili do ta nisë këtë takim nga stoli, ndërsa te Interi lojtarët janë rreshtuar ashtu siç priteshin me Dzekon titullar dhe Lukakun në stol.

FORMACIONET ZYRTARE:

MAN. CITY: Ederson, Akanji, Stones, R. Dias, Ake, Rodri, Gundogan, De Bruyne, B. Silva, Grealish, Haaland.

Trajner: Pep Guardiola

INTER: Onana, Bastoni, Acerbi, Darmian, Dimarco, Brozovic, Calhanoglu, Barella, Dumfries, Dzeko, Lautaro Martinez.

Trajner: Simone Inzagi

GJYQTARËT:

Kryesor: Simon Marciniak (Poloni)

Anësorë: Pavel Sokolnicki (Poloni), Tomas Listkievix (Poloni)

I katërt: Istvan Kovaç (Rumani)

VAR: Tomas Kviatkovski (Poloni)

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x