Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me gjyqin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Rama ka shkëputur fjalën e prokurorit të Hagës, duke u shprehur për të se është “idiot ndërkombëtar”.
Çfarë tha prokurori në sallën e gjyqit?
Prokurori i Hagës në fjalën e tij pretendoi se ish-kreu i UÇK-së Hashim Thaçi kishte gënjyer ndërkombëtarët për veprimtarinë e tij të vërtetë.
“Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Uesley Clark dhe ndërkombëtarët e tjerë është se Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dyhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre, për të kuptuar vërtetë sesi funksiononte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Veçanërisht Rubin dhe Clark treguan se nuk kishin kurrfarë interesi për të kuptuar se çfarë ndodhte në realitet. Ata besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë dhe nuk u përballën me atë çka po dëgjon tashmë ky trup gjykues dhe që do marrë vendimet përkatëse. Vendimet e tyre nuk ishin as në përputhje me standardet ligjore ndërkombëtare sa i takon kontrollit efektiv. Kryekomandanti i identifikuar i UÇK-së mund të mos ketë qenë në gjendje të ushtrojë komandën sikundër ushtrinë e SHBA-ve apo të NATO-s, por as nuk kishte nevojë ta bënte këtë gjë. Paragrafi 613 i dosjes sonë flet për hierarki, që janë të mjaftueshme për të caktuar përgjegjësinë eprore, sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare”, tha prokurori.
- Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet - 10/02/2026
- “Çfarë idioti ndërkombëtar”, Rama sulmon prokurorin e ish-krerëve të UÇK (VIDEO) - 10/02/2026
- ‘Kërcënimet amerikane nuk kanë mbaruar’, Macron: BE-ja të krijojë një instrument të përbashkët huamarrjeje dhe të sfidojë dollarin - 10/02/2026