Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura organizon numërimin në nivel kombëtar të shpendëve të ujit në të gjitha habitatet kryesore ligatinore në Shqipëri. Ky census ka nisur këtë të shtunë në liqenet e Prespës, në Goricë të vogël të Bashkisë së Pustecit si dhe në rezervuarin e Gjançit në Korçë, për të vijuar të dielën në liqenin e Ohrit në Pogradec.
Sipas biologut Prof. Dr. Spase Shumka, dimri i sivjetshëm ka qënë i butë, gjë që ka ndikuar tek numri i shendëve i cili është më i ulët, ndërkohë që sa i përket numrit të llojeve të shpendëve ai është i njëjtë ose i krahasueshëm me atë të viteve të kaluara.
Risi e viteve të fundit sipas Shumkës, është se gjatë censusit shihet edhe madhësia e tufave tek ato shpendë të cilat formojnë tufa si dhe distanca e tyre nga bregu i liqenit.
Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë, është një nga formatet më cilësore mbi monitorimin e shpendëve. Ai jep informacion thelbësor, i cili kontribuon në mbrojtjen dhe konservimin e shpendëve ujorë dhe të habitateve ligatinore ku ata jetojnë.



- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025