Deputeti Socialist, Erjon Braçe, e ngriti për të disatën herë në Kuvend çështjen e çmimeve të larta në vend, në një kohë kur kudo rreth nesh dhe në Europë, ato janë ulur.
Me Indeksin e Organizatës Botërore të ushqimit dhe agrikulturës në dorë, që tregon se si çmimet kanë rënë në çdo kategori, Brace tha se ky është shqetësimi më i madh sot për qytetarët shqiptare që vazhdojnë të paguajnë shtrenjtë edhe mallrat bazë të konsumit.
“Këto janë kurbat e çmimeve, të gjitha janë poshtë dhe më poshtë sesa niveli i një viti më parë. Kam një pyetje për ata që na ndjekin dhe bëjnë pazar. A keni verifikuar që çmimi i vajit të ketë rënë me 43.8%. Keni verifikuar që çmimi i bukës të bjerë me aq për qind sa ka rënë çmimi i drithit në tregjet ndërkombëtare, për sa kohë jemi importues. Keni verifikuar që të gjitha çmimet e tjera të fabrikuara të kenë rënë me kaq përqind?
Jo! Atëherë unë mendoj se më e rëndësishme sesa të shahemi dhe të shpifim këtu, e të tregojmë me gisht gjithsecilin, është të bëjmë ekonominë funksionale. Të bëjmë tregjet të funksionojnë. Sepse ata që janë atje matanë kanë nevojë të ushqehen me cilësi, e me të lirë. E sa kohë çmimet në tregjet ndërkombëtare po bien po kaq e rëndësishme është që ato të reflektohen në çmimet me të cilat qytetarët e këtij vendi blejnë produktet e tyre për t’u ushqyer në harkun e një muaji.”
Erion Braçe në Parlament
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026