Kryeministri kanadez, Mark Carney, deklaroi se Kanadaja është e gatshme të rifillojë bisedimet tregtare me Shtetet e Bashkuara “kur amerikanët të jenë gati”.
Në një deklaratë, Carney theksoi se vendi i tij ka arritur “shumë përparim” në bisedimet tregtare me SHBA-në, por gjithashtu po punon për zhvillimin e partneriteteve të reja me vende të tjera, përfshirë ato në Azi.
Ai bëri këto komente ndërsa po udhëtonte për në samitin e ASEAN-it në Kuala Lumpur, ku pritet të marrë pjesë edhe Presidenti Donald Trump.
Përplasja mes dy vendeve ka shpërthyer pas një reklame të sponsorizuar nga provinca e Ontarios, e cila përdor fjalët e ish-Presidentit Ronald Reagan për të kritikuar tarifat e larta që SHBA-ja ka vendosur ndaj Kanadasë.
Presidenti Trump ka reaguar ashpër ndaj reklamës, duke e quajtur atë “të rreme” dhe duke thënë se “bisedimet tregtare përfunduan” për shkak të saj.
- Vajza e Ismail Kadaresë sjell takimin e tyre me Hashim Thaçin/ “Sa shpifje janë bërë kundër UÇK-së. Shpifje nga propaganda serbe, nga gazetat ruse, nga një pjesë e shtypit perëndimor, nga vetë ultrapacifistët shqiptarë”… - 24/10/2025
- Video/ Milani hedh hapin e gabuar në garën për titull, kuqezinjtë barazojnë në fund kundër skuadrës që nuk ka asnjë fitore - 24/10/2025
- Nga PD, nënkryetare e bashkisë socialiste / Nikollo tregon konfliktin me Ina Zhupën: Si më përjashtuan nga partia - 24/10/2025