Edhe në qytetin e Bilishtit paraqitet një situatë e qetë virusale, pas numrit të lartë të infektimeve nga gripi dhe virozat e tjera respiratore që u shënuan në muajin janar, duke sjellë edhe një fluks të shtuar të vizitave në qendrat shëndetësore.
Mjekja Alma Hysi, shprehet se gjatë kësaj periudhe një pjesë e pacientëve kalonin dhe në komplikacione të tjera të rrugëve të frymëmarrjes. Aktualisht numri i vizitave sipas mjekes është reduktuar ndjeshëm.
Sipas mjekes Hysi rastet e infektimeve nga gripi dhe virozat kanë qënë tek të gjitha grupmoshat duke nisur nga fëmijët e deri tek të moshuarit, ku më tepër komplikacione kanë shfaqur personat me sëmundje kronike.
Nga ana tjetër mjekja Hysi shton se këtë vit interesi për vaksinën antigrip ka qënë edhe tek personat nën moshën 60 vjeç.
Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se tashmë piku i infektimeve është kaluar dhe situata epidemiologjike ka ritme më të moderuara, pasi agresiviteti i viruseve në qarkullim është zbutur dhe simptomat zgjasin më pak ditë se më parë.
- UJI NUK ËSHTË ARMIK I QYTETIT; ARMIK ËSHTË IDEJA SE MUND TA MUNDIM NATYRËN ME POMPA - 06/01/2026
- Zgjedhjet në Kosovë, për kë të votojmë? - 26/12/2025
- Prapë po mblidhen ‘gjithë qelbësirat’?! - 24/12/2025