22.5 C
Tirana
18 / 06 / 2025

Berisha rrëfen ëndrrën e lënë përgjysmë: Doja të bëhesha shkrimtar, po kur lexova tregimin tim e lashë si muhabet

Sali Berisha ka qenë i ftuar në Top Channel, ku ka folur për jetën e tij.

Ai ka thënë se e ka pasur ëndërr të bëhej shkrimtar, porn ë klasë të 6 vendosi të mos shkruajë më.

“Që në rininë time te hershme fillova të shkruaja. Poezi kryesisht dhe e mbylla karrierën time letrare pasi shkrova një tregim i frymëzuar nga Prosper Merime. Nga motivet korsikane të Merimes, se ka një “ Ma thonë babanë Mateo Falcone”. Ka një tregim ai. Dhe unë gjeta një histori shumë të ngjashme por reale të Mateo Falkones.

E shkrova atë tregim dhe mendova se me atë tregim do të kem një sukses. Mirëpo mbasi mbusha një fletore me të, e lexova dhe nuk më pëlqeu.

E kisha këtë. Se ç’kisha lexuar shumë herët që, Fishta i thoshte Mjedës, “i ke prej mendjes jo prej zemret”. Mirëpo kjo u ngulit në mendjen time si fëmijë. Mu ngulit dhe kjo më brente mua, që poezia duhet të jetë prej zemre, ose shkrimi duhet të jetë prej zemre dhe jo prej mendjes.

Dhe e lexoj tregimin, besoj ka qene klasa e 6, ose e 5. E lexoj pasi kisha shkruajtur ditë të tëra dhe e shof që është prej mendje dhe jo prej zemre, dhe i zëmëruar me veten time, betohem që s’do të shkruaj kurrë më…”, tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x