Ish kryeministri Sali Berisha nga takimi me banorët e Lazaratit, tha se janë përballur “me një regjim mizor”.
“Edi Rama ka derdhur mbi ju urrejtjen primitive atërore vetëm e vetëm se ju nuk u nënshtruat, nuk u mposhtët kurrë nga regjimi i Enver Hoxhës, e sfiduat atë regjim më me guxim e trimëri se gjithë shqiptarët e tjerë, ndaj dhe ju jeni e do mbeteni emër i nderuar në përpjekjet e shqiptarëve për liri dinjitet e atdhetari”.
Berisha paralajmëroi se ata që “përdorën dhunë e terror të paparë ndaj jush do marrin përgjigjen e merituar ligjore”.
Sali Berisha: Për djemtë e vazjat tuaja kudo ndodhen sot, në Evropë e botë, flamuri i Lazaratit, ka qenë mbetet flamuri kombëtar. Ka qenë flamuri i lirisë.