Berisha është shprehur se qëndrimi që kreu i qeverisë Edi Rama mbajti në KiE ishte skandaloz. Sipas tij, fjalimi i Ramës tregoi që ai është anti-shqiptar.
“Në Këshillin e Evropës mbajti fjalimin, iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha që s’jemi prokurori këtu, pasta i tha pse ke frikë nga hetimi, nëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkak kryesor është qëndrimi i Edi Ramës se të gjithë vraponin për të bllokuar gjykatën dhe sot bëri skandalin, dhe iu ngrit tjetri ke ngatërruar adresë. Kudo që udhëton, ai udhëton si një anti-shqiptar i mirëfilltë”, tha Sali Berisha.
Me sa duket Berisha e ka lexuar se prapthi tere fjalimin e Rames ne Asamblene parlamentare te KiE, teksa nuk permend asgje nga ato qe ka thene kreu i qeverise, por kapet pas kritikeve te perfaqesuesve te vendeve qe nuk e njohin Kosoven, si ne rastin e perfaqesuesit te Rumanise