Në ditën e dytë të takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit Shqipëri – Bashkimi Europian është diskutuar për progresin dhe sfidat e institucioneve të shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe të gjitha formave të krimit.
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Andreas Schieder foli për progres në shtetin ligjor por e vuri theksin në vijimin e luftës me korrupsionit.
Andreas Schieder, u shpreh se “Vetingu gjyqtarëve dhe prokurorëve i vështirë por ju çon tek suksesi.
Verbëria e drejtësisë duhet të jetë e aplikueshme tek të gjithë. Inspektori i drejtësisë aktiv por është i kufizuar. Me rëndësi është që të rriten trajnimet në gjyqësor. Është me rëndësi po ashtu hetimi zyrtarëve të lartë për korrupsion që mbetet një problem.
Interesant është aplikimi nga qeveria i inteligjencës artificiale.
Shqipëria ka miratuar strategjinë antikorrupsin e cila duhet përshëndetur. SPAK jashtëzakonisht i pavarur në mënyrën e operimit të vet.
Duhet të pranojmë që në fund nuk është SPAK-U, që fut njerëzit në burg por gjykatat. Ka probleme të adresuar në raportin e OSBE ODIHR. Duhen kufizime në financimet e fushatave”.
Gazment Bardhi përpara Eurodeputetëve përsëriti akuzat e përjavshme të cilat i artikulon në parlamentin e Shqipërisë për dështim të qeverisë në luftën me korrupsionit.
“E vështirë të gjesh sukses në këtë qeverisje. Zgjedhjet jo të lira dhe të barabarta. Nuk mund të presësh të luftosh korrupsionit nga qeveria. Kadastra mos dixhitalizimi e bën të vështirë luftën me korruopsionin”, tha kreu i grupit parlamenatr të PD, Gazment Bardhi.
Shteti së drejtës, tha socialisti Ulsi Manja, ka suksese, por mbeten shumë sfida përpara. “Nuk mund ta bësh Shqipërinë pis siç bën opozita. Ne kemi përgjegjësi të mbyllim kapitujt. Kjo është e matshme”, tha Manja.
114 hetime financiare brenda një viti dhe sekuestrime pronave të krimit. Çdo reformë e jona e matshme dhe e prekeshe.
Ndërsa Tedi Blushi i PL solli disa shifra nga raportet ndërkombëtare se ku renditet Shqipëria sot në përballjen me korrupsionin dhe krimin e organizuat.
“100 % përkeqësim drejtësia pas reformës në drejtësi. Me krijimin e SPAK Shqipëria vendi 105 në renditjen e korrupsionit. Koha për të marrë drejtësi të një shqiptari shkon në 15 vite. Drejtësi e vonuar drejtësi e mohuar me të cilin po përballen shqiptarët”, tha Tedi Blushi.
Taulant Balla bashkëkryetar i këtij komiteti kundërshtoi qëndrimet e anëtarëve të opozitës në këtë tryezë.
- Fredi Beleri flet greqisht në Tiranë/ Nxin Shqipërinë në mbledhjen e Stabilizim Asociimit, kërkon universitet grek, ankohet për lirinë e fesë - 29/10/2025
- “Jam Ilir Proda, paraqitu në polici se je nën hetim”/ Mesazhet kërcënuese që po frikësojnë qytetarët, reagon Policia e Shtetit: Janë false, bëni kujdes - 29/10/2025
- BE certifikon Vettingun dhe SPAK: Verbëria e drejtësisë të jetë e aplikueshme tek të gjithë. Kufizoni financimet në zgjedhje - 29/10/2025