Bayern Munchen, ashtu siç ka bërë në 18 sezonet e fundit, edhe këtë herë e ka nisur me fitore edicionin e Champions League.
Bavarezët mundën Interin me rezultatin e pastër 2-0, në ndeshjen e grupit C që u luajt në San Siro. Golat e ndeshjes u shënuan nga Sane në pjesën e parë dhe autogol i D’Ambrosios, në të dytën.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Barcelona shkatërroi 5-1 Viktoria Plzen, në Camp Nou, me Robert Levandowskin që shënoi 3 gola.
Ndërkohë, Napoli shkaktoi surprizën e mbrëmjes, duke turpëruar 4-1 nënkampionët e Evropës, Liverpool. Dy golat e Zielinski, një i Anguissa dhe një i Simeone, në 50 minutat e para, shuan shpresat e ekipit të Klopp, që gjeti golin vetëm me anë të Luis Diaz.
Në ndeshjet e tjera, Ajax fitoi bindshëm 4-0 ndaj Rangers; Sportingu i Lisbonës mposhti në transfertë Eintracht Frankfurt me rezultatin 3-0; Atletico Madrid mundi 1-0 Porton; Club Brugge fitoi 1-0 ndaj Bayer Leverkusen; Tottenham mposhti 2-0 Marseille.
- Silvinjo pas suksesit ndaj Ukrainës: Ke pak mundësi të përmbysësh ndeshje në këto nivele. E merituam, fitore kyç për ecurinë në turne. - 07/09/2024
- Festë kuqezi në Pragë, Shqipëria nis me fitore Ligën e Kombeve, mposht për herë të parë Ukrainën - 07/09/2024
- Skandali i Ministrit të Kulturës që tronditi qeverinë e Melonit/ Reagimi i të dashurës sekrete dhe krahasimi me Berlusconin, ç’po ndodh në Itali - 07/09/2024