19.5 C
Tirana
12 / 07 / 2025

“As deputet e as ministër, vetëm…”, burgu i kushton shtrenjtë Ervin Salianjit

Ish-deputeti Ervin Salianji mbrëmjen e kësaj të enjte në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, pas daljes nga burgu, rrëfeu qëndrimin e tij në qeli për gati 10 muaj. Salianji përsëriti të njëjtën gjë që tha edhe gjatë deklaratës së tij për media, pak orë pasi la qelinë.

“Çështjen do e çoj në Strasburg. Qeveria ka të gjitha instrumentet për ta përshpejtuar këtë çështje në Starsburg, por po bën të gjithë pengesat për ta vonuar këtë proces për ta çuar në Strasburg”, tha Salianji në “Opinion”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se çështjen në Strasburg po e çon për të vërtetën apo të hequr penalizimet që i janë “faturuar” nga qëndrimi në qeli, Salianji numëroi të gjitha arsyet që e shtyjnë atë për ta çuar çështjen atje. Sipas tij ai është deputeti i parë që është gjykuar nga gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm dhe i pari deputet që është futur në burg gjatë kohës që ka pasur mandat.

“Jo vetëm që nuk më lanë të kandidoja në zgjedhje, por më hoqën edhe një mandat. Jam i pari deputet që gjykohem nga gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm, sepse ka qenë në Gjykatë të Lartë e ka dhe GJKKO-ja. Jam i pari deputet që hyn në burg me mandat, unë kam pasur imunitet, dhe mandati është hequr në mos gaboj diku një javë më pas në parlament. Jam i pari person që dënohet me burg për një vepër penale, ta zemë se ekzistonte. Këtu vjen erë.”

Por, përveç të vërtetës së dosjes “Babalja” ajo që i ka kushtuar më shumë Salianjit është statusi i tij, pasi sipas ish-deputetit mënyra se si është arrestuar dhe është mbajtur në qeli, ka qenë e organizuar në atë mënyrë që ai tashmë të mos ketë mundësi për të qenë deputet, ministër, apo funksionar publik.

“Tani të dal tek pjesa se si ma kanë penguar mua këta kandidimin. Unë nuk kam një dënim plotësues, quhet një dënim plotësues ndalimi nga funksionet publike, unë sot nuk e kam atë dënim. Pra mua nuk më ndalohet me ligj që të kandidoj për funksione publike, ama për shkak të dënimit që ata e bënë të tillë, unë nuk bëhem dot as ministër, as deputet, prandaj donin që ta linin me burg. Unë nuk bëj dot asnjë funksion publik përveç funksioneve politike në parti.”

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x