Nga Prof. Dr. Artan Fuga
Spaçi është për dinamit, këta shqetësohen për një dorë gëlqereje!
Ky debati lidhur me ndryshimin e nja dy gërmadhave në kampin – burg të Spaçit ku kanë lënë eshtrat njerëz të pafajshëm, kanë harxhuar jetën e tyre mijëra duke punuar si skllevër dhe trajtuar poshtërsisht,
hap çështjen e muzeve në Shqipëri. Ose çështjen e kujtesës sonë kolektive.
Muze për ibret, në pikë të hallit, amatorësh, pa pikë logjike dhe estetike. Kap karfica guri a prej dhëmbësh kafshe nëpër varre të vjetra dhe futi në vitrina qelqi.
Tmerr.
Por, unë nuk kuptoj disa nga ish ata që vuajtën në Spaç sa të lidhur janë se mos ua bëjnë me gëlqere ndonjë mur atje dhe prishen kujtimet!
Të fortë janë. Sipas kësaj logjike të ruajmë dhe të kthejmë bunkerin italian te fundi i rrugicës Islam Alla, të ruajmë edhe bllokun me ushtarë si ka qenë, të ruajmë edhe ato parrullat nëpër male. Kujtesë pra!
Të isha unë do thosha a nuk i futni dinamitin atij burgu të ndyrë, të poshtër, që na mori jetët! Ta shkulni me rrënjë!
Jo thonë se ka vlerë edukative, që njerëzit ta shohin që mos e përsërisin më!
Hahahaha! Po çfarë thoni, ku pyesin njerëzit! Po ju hypi në kokë nën ndikimin e demagogëve dhe maskarenjve që nuk ka pak te ne e bëjmë edhe dy herë më të madh dhe ju fusin përsëri të punoni se nuk e keni kryer të plotë dënimin!
Aty si mund të edukohesh dhe çedukohesh. Mund të ketë njerëz që aty marrin frymëzim për t’i punuar qindin popullit. Objekti as edukon as çedukon. Ideja e bën.
Kërkoni mo t’i futet dinamiti dhe mos i ngeltë gur mbi gur! Ju bëheni merak për një dorë gëlqereje.
Për nder nuk e kuptoj. Sikur kanë tërheqje nga andej, sikur janë mbajtur peng nga ajo monstër ku kanë vuajtur atë që nuk ka vuajtur njeri, sikur ndodhi prirja për recidivë që sa mirë e kanë studiuar Ervin Goffman dhe duke kopjuar atë edhe Michel Fuko.
Nuk kuptoj për nder!
Lëri muzetë e tjera në ç’derexhe janë!
- Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Irani godet me raketë qendrën e inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv - 17/06/2025
- Samiti i G7-ës në Kanada, Presidenti i KiE i dhuron Trumpit fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen - 17/06/2025
- Trump: Irani duhet të dorëzohet pa kushte, ne e dimë se ku fshihet Khamenei - 17/06/2025