14 C
Tirana
14 / 03 / 2025

Armëpushimi në Gaza, sot shkëmbimi i fundit: Tre pengje izraelite për 183 të burgosur palestinezë

Grupi militant palestinez Hamas pritet të dorëzojë sot tre pengje izraelitë në këmbim të lirimit të një grupi prej 183 të burgosurish palestinezë, në fazën e fundit të marrëveshjes së armëpushimit që synon t’i hapë rrugën fundit të luftës 15-mujore në Gaza.

Ky shkëmbim është i fundit në një seri shkëmbimesh që deri më tani kanë kthyer 13 pengje izraelitë, si dhe 5 punëtorë tajlandezë të rrëmbyer gjatë sulmit të Hamasit dhe 583 të burgosur e të paraburgosur palestinezë.

Frika se marrëveshja mund të zhbëhet para se të gjithë pengjet të lirohen është rritur që nga thirrja e papritur e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump që palestinezët të zhvendoseshin nga Gaza dhe që enklava t’i dorëzohej Shteteve të Bashkuara dhe të zhvillohet në “Rivierën e Lindjes së Mesme”.

Negociatat për një fazë të dytë armëpushimi filluan këtë javë. Me këtë synohet kthimi i pengjeve të mbetura dhe tërheqja e plotë e trupave izraelite nga Gaza në përgatitje për një fund të plotë të luftës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x