30.5 C
Tirana
17 / 06 / 2025

Analiza/ Eduard Zaloshnja: Premisa për humbje opozitare në 55 bashki

Nga Eduard Zaloshnja

Rinumërimi i 44% të votave të vendit sapo ka filluar. Pas rinumërimit, do të kemi ankimimime, apelime, reklamime dhe raportime në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Por sidoqoftë, si përfundim, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në shtator me 140 deputetët e konfirmuar tashmë (ndoshta vetëm me ndonjë ndryshim të vogël brenda llojit).

Ndërkohë, kryebashkiakët aktualë dhe ata që aspirojnë të bëhen kryebashkiakë kanë filluar llogaritë e votave për garat bashkiake në 61 bashkitë (në disa prej tyre mund të kemi zgjedhje të parakohshme qysh në shtator).

Është mëse e kuptueshme që kandidatët për kryebashkiakë t’i bëjnë llogaritë bazuar në votuesit që votuan më 11 maj për partitë që do t’i mbështesin në garat e ardhshme bashkiake (duke shpresuar se pak a shumë të njëjtit votues do të votojnë edhe për ta). Kështu, kandidatët socialistë do të bazohen tek votuesit që votuan për PS-në dhe PSD-në, kurse kandidatët demokratë do të bazohen tek votuesit që votuan për PD-ASHM. Dhe meqë në zgjedhjet bashkiake diaspora nuk voton me postë, llogaritjet bëhen shumë më të thjeshta.

Në tabelën e mëposhtme janë përmbledhur votat që morën këtu më 11 maj PS+PSD dhe PD-ASHM në territorin e secilës bashki (shifrat janë rrumbullakosur për lehtësi leximi dhe epërsia e PD-ASHM është ngjyrosur blu, ndërsa epërsia e PS+PSD është ngjyrosur violet). Tabela tregon se PD-ASHM pati epërsi në territorin e vetëm 6 bashkive (Tropojë, Has, Mirditë, Kurbin, Krujë, dhe Kavajë), kurse në plot 55 bashki të tjera dominuan PS+PSD.

BashkiaPS+PSDPD-ASHMEpërsia
Shkoder30,00024,000+6,000
Malesi e Madhe8,6005,000+3,600
Puke2,5002,000+500
Fushe-Arrez1,8001,300+500
Vau-Dejes8,4004,700+3,700
    
Kukes10,1009,300+800
Tropoje2,9006,100+3,200
Has3,1003,500+400
    
Diber13,8009,800+4,000
Klos4,6002,700+1,900
Bulqize7,5004,600+2,900
Mat7,6004,700+2,900
    
Lezhe16,10014,100+2,000
Mirdite4,1005,200+1,100
Kurbin9,20010,100+900
    
Durres50,70034,500+16,200
Kruje13,90014,000+100
Shijak7,1005,300+1,800
    
Tirane178,600110,400+68,200
Kamez22,30021,900+400
Kavaje8,10010,600+2,500
Vore8,4004,800+3,600
Rrogozhine5,3003,500+1,800
    
Elbasan38,00022,300+15,700
Peqin7,5002,300+5,200
Cerrik7,2003,500+3,700
Belsh4,8002,700+2,100
Gramsh7,9002,400+5,500
Librazhd9,5003,400+6,100
Prrenjas7,0002,600+4,400
    
Fier38,60016,000+22,600
Lushnje26,80010,700+16,100
Divjake10,5003,900+6,600
Mallakaster9,1002,300+6,800
Patos8,1003,000+5,100
Roskovec6,4003,500+2,900
    
Berat15,6009,400+6,200
Kuçove8,3004,400+3,900
Dimal6,4003,100+3,300
Poliçan3,1001,000+2,100
Skrapar3,6001,600+2,000
    
Korçe21,30013,800+7,500
Pogradec14,4008,800+5,600
Devoll7,5005,900+1,600
Kolonje3,8001,700+2,100
Maliq11,7005,800+5,900
Pustec1,100500+600
    
Gjirokaster9,9005,300+4,600
Tepelene3,3001,000+2,300
Permet3,6001,300+2,300
Dropull2,000800+1,200
Kelcyre1,7001,000+700
Libohove1,200800+400
Memaliaj3,0001,400+1,600
   
Vlore29,80012,500+17,300
Himare3,3002,400+900
Sarande8,4003,700+4,700
Selenice5,3002,000+3,300
Delvine2,8001,200+1,600
Finiq2,7001,200+1,500
Konispol2,3001,200+1,100
Shifrat jane rrumbullakosur per lehtesi leximi

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x