Avokatët e Sali Berishës po kërkojnë të shtyjnë sërish në kohë vendimin e GJKKO-së për kërkesën e SPAK për masën arrest shtëpie me mbikqyrje policore.
Vendimi pritet të jepet sot në orën 15:00, ndërsa avokatët dorëzuan paradite kërkesën për marrjen e audios së seancës dhe procesverbalet, për të provuar atë që e quajnë njëanshmëri të gjyqtares Irena Gjoka.
Do të jetë gjyqtarja Rudina Palloi e cila do të gjykojë kërkesën e avokatëve për përjashtimin e gjyqtares Gjoka. Kjo gjyqtare rrëzoi edhe kërkesën e djeshme që bënë avokatët me të njëjtin objekt.
Prej 20 tetorit kur Irena Gjoka firmosi masën e sigurisë për Berishën e dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi dhe ortakun Fatmir Bektashi, avokatët kanë përpiluar tre kërkesa për përjashtimin e saj. Dy deri tani janë rrëzuar.
SPAK po heton Sali Berishën për akuzën e korrupsionit lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
Avokatët kanë mbërritur në GJKKO për të marrë pjesë në seancën ku do të vlerësohet masa e sigurisë për Sali Berishën.
SPAK kërkon zëvendësimin e masës nga detyrim me paraqitje në arrest shtëpie me mbikqyrje policore pasi nuk respektoi vendimin e gjykatës.
Ndërkohë Berisha pak minuta më parë doli nga selia e Rithemelimit dhe mbërriti në shtëpi.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026