10.5 C
Tirana
07 / 12 / 2025

A do të largohet vera nga Shqipëria? Ja si do të luhaten temperaturat nesër, qyteti më i nxehtë shkon në 28°C

­ Temperaturat e larta kanë vendosur të surprizojnë të gjithë qytetarët, teksa ende vijon të duket sikur jemi në verë.

Megjithatë sipas meteorologëve bëhet me dije se deri në orët e mesditës territori Shqiptar do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, ndërsa kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat e thella malore. Por në orët vijuese pritet që vranësirat herë pas here të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët. Parashikohet që më të theksuara vranësirat të jenë në zonat Verilindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x