Një numër raportesh në shtypin ndërkombëtar kanë treguar se Kina është e gatshme t’i furnizojë Iranit me armë. Megjithatë, presidenti amerikan deklaroi se ka angazhimin e presidentit kinez se kjo nuk do të ndodhë.
Donald Trump i tha FOX se i kishte kërkuar Presidentit Kinez Xi Jinping në një letër që të mos e furnizonte Iranin me armë. Sipas Trump, Presidenti Xi u përgjigj se Kina nuk e furnizon Teheranin.
“I shkrova një letër duke i kërkuar të mos e bënte këtë dhe ai u përgjigj me një letër ku thoshte, në thelb, se nuk e bën”, tha presidenti i SHBA-së.
Trump, në intervistën e regjistruar të martën, nuk tha se kur u shkëmbyen letrat. Javën e kaluar, ai kërcënoi vendet që furnizojnë Iranin me armë me një tarifë të menjëhershme prej 50% nëse e bëjnë këtë.
Ai tha gjithashtu se nuk priste që ndryshimet në tregun global të naftës për shkak të luftës me Iranin dhe zhvillimeve në Venezuelë të ndikonin në dinamikën e takimit të tij të planifikuar me Xi muajin e ardhshëm.
“Ai është dikush që ka nevojë për naftë. Ne jo”, tha Trump.
- Jep dorëheqjen Presidenti i Iranit Pezeshkian: Garda Revolucionare kontrollon vendin - 31/05/2026
- “Berisha i braktisur nga demokratët”, Salianji: Është bërë qesharak, po mban peng Shqipërinë. PD në krizë të thellë, ka humbur boshtin ideologjik - 31/05/2026
- Botërori 2026/ Debat në Uruguai pas vendimit të Bielsës, çfarë roli do të ketë Suarez? - 31/05/2026