Futbollisti i Fortaleza, Lucas Sasa është rrëzuar në fushë. Lojtari nuk u ndje mirë dhe u shemb në fushë, teksa ndërhyrja ka qenë e menjëhershme. Stafet mjekësore u futën në fushë dhe i dhanë ndihmën e parë 32 vjeçarit brazilian, teksa ambulanca e dërgoi në spital. Klubi i Fortaleza në një komunikim pas ndeshjes shpjegoi se futbollisti është në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut. “Lojtari s’u ndje mirë dhe u dërgua në spital i shoqëruar nga mjeku i ekipit”, tregoi Fortaleza.
https://zebra.cdnja.co/v/kr/kro0o.mp4?token=8sejtVe55QcBy95N6ZMqaA&expires=1666971347