Europa League pa sot fitoren 1-2 të Romës në transfertën finlandeze me Helsinki. 1-2 fituan djemtë e Mourinho, që iu falën edhe VAR pasi falë teknologjisë u anullua një gol i vendaseve.
Roma kaloi në avantazh me Abraham në të 41 minutë, teksa shqiptari Përparim Hetemaj barazoi në të 54.
Autogoli i Hoskonen në minutën e 62 i dha tri pikë Romës, që në ndeshjen e fundit kundër Ludogorets kërkon kalimin më tej në Europa League.
Me shtatë pikë, Ludogorets dhe Roma ndajnë vendin e dytë dhe tretë, teksa Betis në krye me 13 pikë është kualifikuar në grupin C.