Miliarderi Roman Abramovic po kalon një moment relativisht të vështirë. Relativisht, sepse mbetet gjithsesi miliarder, por të vështirë sepse paratë e tij, pas pushtimit të Ukrainës dhe sanksionet e ardhura si pasojë ndaj shtetasve rusë, tashmë mund të shpenzohen në shumë pak vende, të paktën në Europë.
Ish-pronari i Chelsea ka braktisur interesat e tij në Britaninë e Madhe, duke filluar nga klubi londinez me të cilin fitoi gjithçka. Nga ai moment, rusi ka filluar të grumbullojë një koleksion nënshtetësish, nga ajo e Izraelit, e justifikuar nga origjina hebraike, tek ajo e Portugalisë për arsye fiskale