Milani befasohet në “San Siro” pasi mundet nga Parm me rezultatin 0-1. Humbja e dytë për kuqezinjtë që vjen pas 24 javësh në kampionatin Italian në një ndeshje me një ritëm nën mestar.
Tentativat e kuqezinjëve ishin të pamjaftueshme për të marrë më tepër në këtë takim. Në pjesën e dytë i vemti moment për t’u evidentuar për kuqezinjtë një goditje shtylle e Leaos që ishte i pafat pasi sfera përshkon të gjithë vijën fatale dhe del jashtë.
Ndërkohë në minutën e 80-të Troi kërcen më tepër se çdokush në zonë për të goditur topin në portën e Maignan.
Pas shumë minutash verifikimi në VAR, arbitri e konsideroi të rregullt golin, n dërkohë që minutat e mbetura të takimit pavarësisht presionit të kuqezinjëve nuk ndryshoi asgjë, duke i dhënë një goditje të rëndë Milanit, ndërsa Parme me këtë fitore ngjitet në vendin e 12-të.
- Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë, Vladimir Putin urdhëron armëpushim tre-ditor me Kievin - 05/09/2026
- Foto+Video/ Rrëzimi i ‘Phantom’ në Greqi, pamje dramatike nga vendngjarja, momenti kur avioni shpërthen në flakë - 05/09/2026
- Nënë Tereza, gruaja që, kur t’i ngulte sytë, të shikonte në shpirt… dhe të mbushte me dritë - 05/09/2026