11.5 C
Tirana
25 / 01 / 2026

“Ligësi që i dha jetë disa përrallave”, Rama i përgjigjet PD-së për Bordin e Paqes: E votuan, edhe pse nuk lanë gjë pa thënë

Kryeministri Edi Rama foli në Podkastin “Flasim” edhe për ftesën e presidentit amerikan Donald Trump, që Shqipëria të aderonte në Bordin e Paqes për Gazën.

Ai nënvizoi se vendi ynë i dha një PO të fortë, madje edhe me votën e opozitës që sipas tij nuk la gjë pa thënë derisa e votoi. Rama e cilësoi edhe një nder personal këtë ftesë, por shtoi se nuk e dyshonte që pala kundërshtare do bënte zhurmë dhe tollovi, që i cilësoi njëkohësisht edhe “ligësi dhe fantazi për të krijuar përralla”.

“Një ftesë që tolloviti Shqipërinë, një ftesë me domethënie kombëtare dhe për Shqipërinë, por edhe për mua personalisht. Presidenti Trump dërgoi një ftesë për Bordin e Paqes, për të pranuar që Shqipëria të jetë një anëtar themelues i këtij Bordi”, tha ai mes të tjersh.

Më tej akuzoi edhe opozitën për sulmet që bënë me rastin e lajmit të ftesës së Trump për të personalisht dhe Shqipërinë.

“Realisht, që ishte një ftesë e mirëseardhur. Por, edhe pse nuk e dyshoja që do kishte zhurmë dhe përpjekje për të bërë tollovi, nuk e mendoja që fantazitë dhe ligësia do të bashkoheshin për t’i dhënë jetë disa teorive dhe përrallave, që duhet të jesh vërtetë rëndë për të mos thënë ndonjë fjalë drejtpërdrejt të saktë, por jo të përshtatshme për këtë podkast që të arrish deri në pikat ku u arrit”, u shpreh kryeministri.

Episodi i “Flasim”, fjala e Ramës e plotë:

Në nisje të  episodit të 3-të, sezoni i 6-të i podkastit “Flasim”, Kryeministri Rama bëri një përmbledhje të ngjarjeve më të rëndësishme të javës:

SHQIPËRIA ANËTARE E BORDIT TË PAQES

Kjo javë nisi me një ftesë që tolloviti Shqipërinë, mund të thuhet tani, një ftesë përtej protokolleve zyrtare dhe me një domethënie shumë të fortë politike, po edhe historike sipas meje për Shqipërinë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump më dërgoi këtë ftesë për t’ju bashkuar atij në Bordin e Paqes, një organizëm i ri ndërkombëtar i themeluar po prej tij dhe për të pranuar që Shqipëria të jetë një vend anëtar themelues i këtij bordi.

Realisht, që ishte një ftesë e mirëseardhur. Por, edhe pse nuk e dyshoja që do kishte zhurmë dhe përpjekje për të bërë tollovi, nuk e mendoja që fantazitë dhe ligësia do të bashkoheshin për t’i dhënë jetë disa teorive dhe përrallave, që duhet të jesh vërtetë rëndë për të mos thënë ndonjë fjalë drejtpërdrejt të saktë, por jo të përshtatshme për këtë podkast që të arrish deri në pikat ku u arrit.

Gjithsesi, ftesa u mirëprit, u pranua, u ratifikua edhe në formën e një projektmarrëveshje, projektligji, në Kuvendin e Shqipërisë dhe Shqipëria si një shtet që ka zgjedhur paqen si busullën e vet të përhershme dhe që ka ditur të kontribuojë në tryeza të rëndësishme ndërkombëtare e pranoi me një PO të fortë, – edhe me votat e atyre, që deri në momentin që votuan, nuk lanë gjë pa thënë, por kjo është një temë krejt tjetër, – përkatësinë në këtë bord.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x