Ceremonia e nënshkrimit të “Bordit të Paqes”, iniciativë e re e presidentit amerikan Donald Trump, u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga më pak se 20 vende dhe pa praninë e asnjë aleati tradicional të Europës Perëndimore.
Ngjarja, e mbajtur në Davos, u dominua nga vende të Lindjes së Mesme dhe Amerikës së Jugut. Në mesin e liderëve të pranishëm ishin përfaqësues nga Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina dhe Paraguai. G
jatë fjalës së tij, Trump falënderoi të ftuarit, duke i cilësuar si “liderë shumë popullorë, në shumicën e rasteve, dhe në disa raste jo aq popullorë”.
Numri i pjesëmarrësve rezultoi më i ulët se parashikimet fillestare të administratës amerikane, e cila më herët kishte paralajmëruar praninë e rreth 35 vendeve. Mungesa e vendeve europiane lidhet, sipas burimeve diplomatike, me shqetësimet e ngritura për rolin dhe përbërjen e një bordi për paqen, që mund të përfshijë edhe shtete kundërshtare, si Rusia, e cila ndodhet në luftë me një aleat të Perëndimit.
- “Shqipëria goditet nga stuhia ciklonare pas dy ditësh”, paralajmërimi i meteorologes - 22/01/2026
- Analiza e Financial Times: Trump krijon “Bordin e Paqes” me autokratë dhe monarkë - 22/01/2026
- Nënshkrimi i Bordit të Paqes, më pak se 20 vende marrin pjesë në iniciativën e nisur nga Presidenti Trump - 22/01/2026