15.5 C
Tirana
25 / 11 / 2025

E pabesueshme, por e vërtetë! Gruaja gjendet e gjallë brenda arkivolit pak para kremimit

Një grua në Tajlandë tronditi stafin e një tempulli budist pasi filloi të lëvizte brenda arkivolit pak para se të kremohej.

Tempulli Wat Rat Prakhong Tham, në provincën Nonthaburi pranë Bangkokut, publikoi në Facebook një video ku shihet 65-vjeçarja e shtrirë në një arkivol të bardhë në pjesën e pasme të një kamionçine, duke lëvizur lehtë krahët dhe kokën.

Sipas Pairat Soodthoop, përgjegjës për çështjet e përgjithshme dhe financiare të tempullit, vëllai i gruas e kishte dërguar atë nga provinca Phitsanulok për t’u kremtuar. Ai tregoi për agjencinë Associated Press se stafi dëgjoi një trokitje të lehtë që vinte nga arkivoli.

“U befasova dhe kërkova që ta hapnin arkivolin. Të gjithë u tronditën”, tha ai. “E pashë teksa hapte pak sytë dhe trokiste në anën e arkivolit. Duhet të ketë trokitur për një kohë të gjatë.”

Sipas tij, vëllai kishte shpjeguar se motra ishte e shtrirë në shtrat prej rreth dy vitesh, me shëndet të përkeqësuar, dhe se dy ditë më parë ishte bërë e pandërgjegjshme, dukej sikur kishte ndërruar jetë. Ai e vendosi në arkivol dhe u nis për një udhëtim 500-kilometërsh drejt një spitali në Bangkok, pasi gruaja kishte shprehur dëshirën të dhuronte organet.

Megjithatë, spitali refuzoi ta pranonte pa një certifikatë zyrtare vdekjeje. Për këtë arsye, vëllai iu drejtua tempullit, i cili ofron shërbime falas kremim, por edhe aty iu kërkua dokumenti.

Pairat tha se ndërsa po i shpjegonte procedurat për marrjen e certifikatës së vdekjes, dëgjuan sërish trokitjen. Stafi vlerësoi gjendjen e gruas dhe e dërgoi menjëherë në spitalin më të afërt. Sipas tij, abati i tempullit është zotuar të mbulojë shpenzimet mjekësore të gruas.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x