E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy Vanhorn u takua sot me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
Në një postim në rrjetet sociale të Ambasadës amerikane, lidhur me takimin thuhet se VanHorn foli mbi një plan për të ofruar ekspertizë amerikane lidhur me partneritetet publike-private dhe inkurajoi miratimin e një mekanizmi për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri.
Postimi i Ambasadës amerikane:
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, për të çuar përpara vizionin e Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike që lejojnë zhvillimin e inovacionit. Gjatë takimit të saj, znj. VanHorn ndau planet e ambasadës për të ofruar ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike-private dhe inkurajoi miratimin e një mekanizmi të fuqishëm për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri. Këto iniciativa promovojnë inovacionin, transparencën dhe përgjegjshmërinë në mënyrë që bizneset të lulëzojnë.


- Bamir Topi homazhe për Servet Pëllumbin: Një nga burrat më të mirë në politikë - 06/05/2026
- SOT, NË DITËLINDJEN E SKËNDERBEUT/ Gjergj Kastrioti, “krijesa më hyjnore e kësaj race luftëtare”, kreshta më e lartë e krenarisë - 06/05/2026
- Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë - 06/05/2026